Integrimi Evropian në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë, në fokus me Dorian Jano!
28.03.2024
Me Dorian Jano në radio Helsinki ,biseduam për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë periudhë. Diskutuam për sfidat kryesore që këto vende ballafaqohen gjatë këtij rrugëtimi, si dhe për situatën politike aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e Bashkimit Evropian në zhvillimet politike të kësaj zone.
Doriani, një hulumtues shkencor dhe pedagog, ndalet gjithashtu në fushën e migracionit në Evropë, duke diskutuar rreth Zgjerimit dhe Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Biseduam për sfidat dhe mundësitë e mundshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian në të ardhmen.
Gjithashtu, shpalosëm rolin e diaspores shqiptare në zhvillimet politike dhe ekonomike në vende të ndryshme. Diskutuam mbi kontributin e mundshëm të diasporës në promovimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon. Si mund të kontribuojë diaspora në përmirësimin e situatës në vende të tyre origjinale dhe në fuqizimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian? Këto ishin disa nga temat që shqyrtuam gjatë bisedës së sotme
Faliminderit Dorian Jano
Ähnliche Beiträge
- Liberalizimi i Vizave për Kosovën aus der Sendereihe „Radio Rinia“ 03.04.2024 | Radio Helsinki
- Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Nisma dhe Impakti aus der Sendereihe „Radio Rinia“ 28.03.2024 | Radio Helsinki