Liberalizimi i Vizave për Kosovën
03.04.2024
Me Gëzim Dushin -Zyrtar i Lartë për Komunikim dhe Informim – Zyrë e Kryeministrit – Divizioni për Komunikim dhe Informim në Zyrën e Integrimit Evropian, në Radio Helsinki folëm për fillimin e fushatës së liberalizimit të vizave, për hapat konkretë që kanë ndërmarrë deri më tani. Poashtu, për organizime dhe takime të tjera për sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe impaktin e fushatës dhe rezultatet e deri tanishme të fushatës për liberalizimin e vizave.
Poashtu, Gëzimi ka pasur takime në qytetin e Grazit me rrjetin e bizneseve dhe Këshillin Koordinues të shoqatave për shqiptarët në landin e Steirmarkut. Diskutuam edhe për të ardhmen se çfarë pritet të ndodhë pas 1 Janarit 2024, si pritet të ndikojë ky proces në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Sa do të ketë lehtësira për të rritur mundësitë e shkollimit/studimeve dhe punësimit për qytetarët e Kosovës në vendet e BE? Cilat janë përfitimet kryesore që mund të shohim nga liberalizimi i vizave për ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës?
Gëzim Dushin e falenderoj shumë për vizitën që na bëri në Radio Helsinki në programin e gjuhës shqipe. I urojmë shëndet dhe punë të mbarë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Me Gëzimin kemi qenë kolegë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.
Suksese të mëtejshme.