Udhëtime Shprese: Eksplorimi i Rrjeteve të Migracionit dhe Solidaritetit

15.12.2024

Në datën 14 Dhjetor 2024, në Radio Helsinki patëm kënaqësinë të mirëpresim dy mysafirë të shquar:

Ermir Hoxha, studiues i shkencave politike dhe studimeve europiane, i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në SHBA. Dorian Jano, kërkues shkencor në projektin ECR SOLROUTES, që ndau gjetjet e tij mbi rolin e solidaritetit dhe normave kulturore në përvojat e migracionit shqiptar.

Ky episod u fokusua në ndikimin e traditave si Kurbeti, Besa, dhe Kanuni, të cilat kanë luajtur një rol vendimtar në krijimin e formave të qëndrueshme të mbështetjes për emigrantët shqiptarë. Përmes këtyre traditave, janë ndërtuar ura të forta lidhjesh mes brezave dhe vendeve, duke ndihmuar jo vetëm në ruajtjen e identitetit kulturor, por edhe në procesin e integrimit të emigrantëve në vendet pritëse.

Gjatë episodit, recituam gjithashtu histori të ndryshme emigrimi, të trajtuara me stilin e një radio novele, duke sjellë emocione dhe reflektime të thella mbi përvojat personale të shqiptarëve në diasporë.

On December 14, 2024, at Radio Helsinki, we had the pleasure of hosting two distinguished guests:

Ermir Hoxha, a scholar of political science and European studies, who has been living and working in the United States for several years. Dorian Jano, a research fellow in the ECR SOLROUTES project, who shared his findings on the role of solidarity and cultural norms in the experiences of Albanian migration.

This episode focused on the impact of traditions such as Kurbeti, Besa, and Kanuni, which have played a pivotal role in creating sustainable forms of support for Albanian migrants. Through these traditions, strong bridges have been built between generations and countries, helping to preserve cultural identity while facilitating the integration of migrants into host societies.

During the episode, we also recited various migration stories, presented in the style of a radio novella, bringing deep emotions and reflections on the personal experiences of Albanians in the diaspora.

Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Migration Radiomacher_in:Anjeza Llubani and Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: