Të Rritur mes Dy Botëve: Rëndësia e Komunikimit me Fëmijët Shqiptarë në Diasporë!

26.05.2024 Është shumë e rëndësishme në ditët e sotshme të kemi një komunikim të përditshëm me fëmijët tanë. Shpesh herë rutina e vrullshme e jetës na merr me vehte, femijët duan kohën dhe dashurinë tonë në çdo orë të ditës. Më e veçanta dhe e rëndësishmja ështe se kanë dëshirë për tu dëgjuar në mënyrën sesi i mendojnë ato gjërat… Avantazhet dhe jo avantazhet e të jetuarit mes dy kulturave dhe dy gjuhëve paralele duke përfituar më të mirat e vëndit se ku kanë lindur dhe jetojnë e nën drejtimin e prindërve të tyre duke u munduar çdo verë të përjetojnë kujtimet më të bukura të vëndit, prejardhjes së prindërve te tyre.. Të gjitha këto përjetime marrin vlerën e duhur nëse i shprehim saktë e rrjedhshëm duke folur gjuhën tonë të bukur “Shqipe”. Te ftuar ne studio, tre djem simpatike, tre karaktere te ndryshëm por me një te perbashkët të veçante, ato zgjedhin natyrshëm te flasin shqip me njëri tjetrin edhe pse kanë lindur ne Graz/ Austri. Auron D. , 12 vjeç Enea M. , 12 vjeç Rubin K., 13 vjeç Moderoi Rrezarta Demaj-Beci
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Culture Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: