Solidariteti Shqiptar në Udhëtimet e Migracionit: Rrëfime të Një Trashëgimie të Gjallë
Sot, më 15 Dhjetor 2024, në Radio Helsinki zhvilluam një bisedë frymëzuese mbi fuqinë e kulturës dhe traditave shqiptare në përballimin e sfidave të migracionit, gjatë periudhave dhe historive të ndryshme.
Të ftuar në studio ishin Miki Ramadani, e cila ndau historitë e saj personale të migracionit, duke theksuar rolin e “Besës” dhe solidaritetit shqiptar përballë vështirësive që kanë përjetuar shqiptarët në diasporë. Po ashtu, Dorian Jano, kërkues shkencor në projektin ECR SOLROUTES, dha analiza të thelluara mbi rëndësinë e normave kulturore dhe mbështetjes së diasporës.
Gjatë episodit, eksploruam: Sfidat e migracionit, rrjetet mbështetëse në diasporë, si dhe traditat shqiptare si Kurbeti, Besa dhe Kanuni. Ndërkohë, recituam radio novela që pasqyrojnë përvojat e emigrantëve, duke sjellë në vëmendje ndikimin e thellë që kanë këto tradita në jetën e shqiptarëve në mërgim.
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Today, on December 15, 2024, on Radio Helsinki, we held an inspiring conversation about the power of Albanian culture and traditions in overcoming the challenges of migration throughout time and history.
The guests in the studio were Miki Ramadani, who shared her personal migration stories, emphasizing the role of „Besa“ and Albanian solidarity over the years. Dorian Jano, a researcher in the ECR SOLROUTES project, provided in-depth analysis on the role of cultural norms and support networks in the diaspora.
During the episode, we explored: the challenges of migration, support networks in the diaspora, traditions such as „Kurbeti,“ „Besa,“ and „Kanuni,“ and recited radio novellas that reflect the experiences of migrants.