Rrugëtimi i një jete në mërgim: Poezia e Jetës dhe Integrimit- Kimete Krasniqi-Prebreza
25.08.2024
Këtë te diele 25.08.24 nga ora 12:00-13:00 kemi kënaqësinë të mirëpresim Kimete Krasniqi-Prebreza, nga Komuna e Prishtinës, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës. Kimetja erdhi në Austri në vitin 1999, pa menduar asnjëherë se do të qëndronte kaq gjatë në këtë vend. Por tashmë ajo jeton këtu me familjen e saj—bashkëshortin dhe dy fëmijët, të cilët janë rritur dhe integruar plotësisht në jetën dhe kulturën austriake.
Në Graz, ajo përktheu diplomën e shkollës së mesme te mjekësisë që kishte përfunduar në Kosovë. Disa vite më vonë, gjithashtu në Graz, përfundoi edhe studimet në drejtimin social (Fachsozialbetreuerin, BA). Prej kohësh, ajo punon në këtë profesion në një institucion shtetëror në Deutschlandsberg.
Edhe pse puna e saj aktuale është larg nga fusha e biologjisë, pasioni për natyrën mbetet i gjallë, pasi studimet e saj janë të lidhura ngushtë me këtë fushë. Kimetja deri tani ka botuar dy libra me poezi dhe tregime, dhe aktualisht është duke punuar në librin e saj të tretë, të cilin beson se do ta botojë së shpejti. Ky libër i fundit shpreson të jetë mjaft interesant për lexuesit, veçanërisht për ata që jetojnë në mërgim. Në të, ajo përshkruan përpjekjet e saj gjatë procesit të integrimit, ku beson se secili që jeton në mërgim do të gjejë veten, pasi përvojat janë padyshim të ngjashme për të gjithë ata që kanë kaluar në këtë rrugëtim.
Për më shumë, na ndiqni në Radio Helsinki 92.6 ose në radiohelsinki/livestream.
Moderator:
Fatos Kryeziu, M.A.
Anjeza Llubani Dott.Dott,Mag