Një Zë që Jehon: Mirënjohje për Përkushtimin e Anjeza Llubanit ndaj Komunitetit Shqiptar në Radio Helsinki
Me dat ë 01 Shkurt 2025, së bashku me Anjeza Llubanin, bashkëmoderuam dhe bashkëbiseduam per herë të fundit në programin Radio Rinia. Ishte një moment in mbushur me emocione, kujtime dhe reflextime mbi një rrugëtim të jashtëzakonshëm.
Anjeza nuk ishte thjesht një moderatore – ajo ishte zëri i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Austri. Nga dritarja e vogël e Radio Helsinki, zëri i saj shperthente çdo të shtunë dhe të dielë, duke depërtuar në çdo familje shqiptare që jeton këtu. Me një pasion të pashoq dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm, ajo solli tema me vlerë, discuss time domethënëse dhe një lidhje të fortë me të gjithë ata që ndiqnin.
Për më shumë se një vit, Anjeza moderoi këtë program me dashuri dhe përkushtim të pastër. Ajo e bëri këtë në mënyrë vullnetare, me një shpirt humanitarian, vetëm e vetëm që gjuha dhe kultura shqiptare të jehojë fuqishëm në Austri përmes valëve të Radio Helsinki. Ishte një mision që ajo e përqafoi me zemër të hapur dhe me një dëshirë të palëkundur për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë.
Unë personalisht pata nderin dhe kënaqësinë të bashkëpunoj me Anjezën dhe të ndaj me të këtë udhëtim të bukur. Contributi i say nuk do të harrohet – do të mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së programit shqip në Radio Helsinki.
This part of this program is also on Radio Rinia, but it is also on Radio Helsinki. Anjeza do të vazhdojë të jetë pjesë e programit Zero, duke mbetur një zë i rëndësishëm për komunitetin tonë.
Faleminderit, Anjeza, per çdo fjalë, per çdo temë të trajtuar, per çdo moment që na ke dhuruar në këtë radio. Ti ke lënë një gjurmë të pashlyeshme dhe ne jemi mirënjohës për gjithçka që ke bërë.
Suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd!
Moderuar nga Fatos Kryeziu