Nëntori – Muaji i Festimeve dhe Emocioneve të Maturantëve ne Graz!
Nëntori është i njohur si muaji i festimeve dhe gëzimeve për maturantët e gjimnazeve, dhe këtë vit, qyteti i Grazit u bë dëshmitar i një nate magjike. Mbremja e maturës shënoi kulmin e organizimeve të kujdesshme nga nxënësit, të cilët shfaqën aftësi të jashtëzakonshme në koreografi dhe koordinim, duke u kthyer në një skuadër të vërtetë.
Kjo natë e paharrueshme nuk është vetëm një festë, por një moment reflektimi për vitet formuese dhe të veçanta që kanë lënë gjurmë në jetën e çdo maturanti. Për prindërit, siç tregon emocionet e një nëne që përjeton krenarinë dhe gëzimin për arritjet e të birit, mbremja sjell ndjesi të papërshkrueshme.
Ndërkohë, jemi dëshmitarë edhe të ndeshjeve emocionuese të kombëtares shqiptare dhe Kosovës gjatë javës së fundit. Performanca e tyre ka frymëzuar shqiptarët kudo në botë.
Në Tiranë, Panairi i 27-të i librit ka mbledhur autorë dhe lexues nga mbarë trevat shqiptare, duke pasuruar kulturën tonë dhe promovuar fuqinë e fjalës së shkruar. Një javë dedikuar pasurisë intelektuale dhe artistike, që mbetet një urë lidhëse mes brezave.
Moderoi:
Rrezarta Demaj
Ruama Shala