Një udhetim drejt majës së Kilimanxharos: Alpinizëm dhe Humanizëm!

28.03.2024 Në radio Helsinki me Driton Muratin kryetar i klubit alpin „Korabi“ Blerimin dhe Besimin nga Kapfenbergu, patem një bisedë të ngrohtë me ta, në lidhje me alpinizmin në përgjithësi dhe projektin  tonë të fundit. Antarët e Klubit Alpinist „Korabi“ Driton, Blerimi dhe une, tani jemi përkushtuar këtë here me një nga aktivitetet tona sportive për një qëllim humanitar. Ne kemi lidhur forcën tonë me një projekt të rëndësishëm për vetëdijesimin shoqëror në luftën kundër Leukemisë, për të mbledhur donacione për shoqatën „Geben für Leben Leukämiehilfe Österreich.“ Synimi jone i radhës është ngjitja në kulmin e Afrikës, Kilimanxharo, në bashkëpunim me organizatën  të njohur „Geben für Leben Leukämiehilfe Österreich,“ për të kontribuar në luftën kundër Leukemisë, një sëmundje e cila, për fat të keq, rrezikon shumë jetë në të gjithë botën. Çdo hap që bëjmë drejt majës së Kilimanxharos është një hap drejt mbështetjes së atyre që luftojnë kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Donacionet që mbledhin do të shkojnë drejt mbështetjes së pacientëve, kërkimit shkencor, dhe mbi të gjitha, për financimin e tipizimeve për gjetjen e dhuruesve vullnetarë të Qelizave Burimore (Stem Cells). Ju ftojmë të gjithë, ata që mund të japin një dorë ndihmëse të bashkohen me ne në këtë nismë. Asnjë kontribut nuk është i vogël dhe asnjë përpjekje nuk është e panevojshme. Bashkë mund të krijojmë ndryshim dhe të sjellim shpresë në jetën e atyre që ballafaqohen me këtë sfidë të vështirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj, dhe shpresoj se kjo nismë e frymëzuar nga pasioni sportiv dhe dëshira për të ndihmuar do të gjejë rrugën në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve. Nisja bëhet me daten 18.12.23 – Wien- Kilimanjaro 2023 GFL Fatos Kryeziu
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Sports Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen:

Ähnliche Beiträge