Jeta Deva: Intervistë rreth Autizmit dhe Ndërgjegjësimit Shoqëror
Këtë të diel, më 6 prill 2025, nga ora 12:00 në Radio Rinia, Rrezarta dhe Artiola do të trajtojnë tema mjaft frymëzuese dhe interesante. Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, e cila u shënua më 2 prill, tema kryesore e këtij emisioni do të jetë pikërisht autizmi. Na ndiqni për një bisedë informuese me të ftuarën speciale znj. Jeta Deva, specialiste e psikologjisë klinike dhe Drejtore Ekzekutive e Asociacionit Nacional për Autizëm në Kosovë (ANAK), me të cilën do të flasim për diagnostikimin, sfidat dhe mbështetjen për personat në spektrin e autizmit.
Për të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Asociacionit Nacional për Autizëm në Kosovë (ANAK), si dhe për ata që dëshirojnë të kontribuojnë në punën dhe misionin e kësaj organizate joqeveritare në mbështetje të personave me autizëm, mund të vizitoni linkun më poshtë për informacione të mëtejshme dhe mundësi bashkëpunimi:
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë |
Në pjesën e dytë të emisionit do të prezantojmë eventin “IllyrianBrains Global 2025”, që do të mbahet më 2 maj në Vjenë, dhe që synon të bashkojë të rinjtë shqiptarë të diasporës për rrjetëzim, frymëzim dhe zhvillim profesional.
Për të blerë biletat e eventit, klikoni në linkun më poshtë:
Select tickets – IB Global Networking Event Vienna 2025 – Belétage, Haus der Ingenieure 9
Na dëgjoni në Radio Helsinki – 92.6 MHz ose online në: www.helsinki.at – livestream
Moderatorët:
Artiola Kajtazi dhe Rrezarta Demaj
Ähnliche Beiträge
- Jingle – Speed Dating on Air_1 aus der Sendereihe „Tag der offenen Tür 2015“ 22.01.2015 | Radio Helsinki
- Stell dir vor, Radio Helsinki stellt sich vor! Speed Dating on Air_Teil 1 aus der Sendereihe „Tag der offenen Tür 2015“ 21.01.2015 | Radio Helsinki
- Freie Medien heute und morgen aus der Sendereihe „Tag der offenen Tür 2015“ 20.01.2015 | Radio Helsinki
- #Substral im Herbstnachtmix aus der Sendereihe „Substral“ 08.01.2015 | Radio Helsinki
- #Substral über Bitcoin aus der Sendereihe „Substral“ 25.12.2014 | Radio Helsinki
- #Substral über Indie Games Graz aus der Sendereihe „Substral“ 24.12.2014 | Radio Helsinki
- #Substral übers Elevate Festival aus der Sendereihe „Substral“ 23.12.2014 | Radio Helsinki
- #Substral über KAMA Graz aus der Sendereihe „Substral“ 22.12.2014 | Radio Helsinki
- #Substral übers RepairCafe Graz aus der Sendereihe „Substral“ 21.12.2014 | Radio Helsinki
- #Substral übers Spektral Graz aus der Sendereihe „Substral“ 20.12.2014 | Radio Helsinki