Mesuesi- Jakup Mulaj dhe Lutfi Bilalli, ish i burgosur politik!

04.12.2023 Neser me datën 12.11.2023 nga ora 12:00 deri në orën 14:00, mirëpresim dy personalitete të shquara dhe të respektuara në rrethin tonë, të cilat shquhen për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shoqërinë ku jetojnë, veprojnë dhe punojnë. Këta personalitete janë ish-mesuesi Jakup Mulaj nga Klagenfurti dhe ish-i burgosuri politik Lutfi Billali nga Klagenfurti. Në një intervistë të veçantë në Radio Helsinkut – Radio Rinia-Ndegjo Shqip, do të përpjekemi të bisedojmë me ta për jetën dhe veprat e tyre të mrekullueshme. Edhe pse ata kishin një qellim të përbashkët kombëtar, ata ndoqën metoda të ndryshme për të arritur atë që synonin. Jakup Mulaj kontribuoi në edukimin e brezit të ri, ndërsa Lutfi Billali, përmes aktiviteteve politike në kohërat e vështira dhe ilegale, frymëzoi gjeneratat e reja të rezistojnë kundër armikut shekullore dhe të mbrojnë vendin e tyre, duke shtyrë përpara idenë se atdhenë e tyre duhet mbrojtur me çdo cmim. Ju ftojmë të bëheni pjesë e emisionit përmes mesazheve dhe telofonatave, numri është 004331683088080. Për ata që jetojnë jashtë Graz-it, mund të na dëgjoni në transmetim në internet në Radio Helsinki – Freies Radio Graz në këtë lidhje: https://helsinki.at/livestream. Me respekt, Ruama Shala Fatos Kryesiu
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Social policy Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: