Forca e Nënës Shqiptare: Historia e zojes Vjollca!

28.04.2024 Në zemër të qytetit të Grazit, në këtë qytet të njohur për kulturën dhe diversitetin e tij, jeton një heroinë e padiskutueshme,Zoja Vjollca nga Prishtina. Historia e saj është një rrëfim i fortë i rezistencës, solidaritetit dhe guximit të një gruaje shqiptare. Zoja Vjollca nuk është thjesht një emër, por një simbol i forcës dhe humanizmit. Jeton për shumë vite në qytetin e studentëve të Grazit, duke u bërë një pikë referimi për të gjithë ata studentet/familje që e kishin nevojë. Origjina e saj nga Prishtina e bën atë të ketë një lidhje të veçantë me identitetin shqiptar, të cilin e përfaqëson me krenari dhe guxim. Në çdo hap të jetës së saj, Zoja Vjollca ka shfaqur një karakter të fortë dhe një shpirt të madh të humanizmit. Përballë sfidave të jetës, ajo nuk ka hezituar të vendosë për të mirën e familjes dhe komunitetit të saj. Pas tërheqjes nga Kosova në vitet e dhunshme të vitit 1989, ajo gjeti strehim dhe shpresë në Austri, duke bërë Grazin shtëpi të saj. Në këtë rrugëtim të paharrueshëm, Zoja Vjollca nuk është vetëm një nënë, por edhe një udhëheqëse dhe një frymëzuese. Me tre fëmijët e saj, ajo ka ndërtuar një jetë të suksesshme, duke i frymëzuar ata për të ndjekur ëndrrat e tyre me guxim dhe përkushtim. Dashuria dhe kujdesi i saj për mbesat dhe nipat e bën atë të jetë një gjyshe te jashtëzakonshme, që transmeton vlerat dhe traditat e saj me krenari. Por përtej rolit të saj si nënë dhe gjyshe, Zoja Vjollca ka një pasion të thellë për kulturën dhe muzikën shqiptare. Si një mbledhëse e këngëve të vjetra qytetare, ajo ruajti dhe promovon trashëgiminë muzikore të kombit të saj me dashuri dhe kujdes të veçantë. Zoja Vjollca është një shembull i qartë se forca dhe guximi i një gruaje shqiptare nuk njeh kufij. Përmes historisë së saj, ajo na mëson se me solidaritet, guxim dhe dashuri, çdo sfidë mund të tejkalohet Për të përjetuar më shumë nga historia e Zojës Vjollca dhe për të marrë frymë nga frymëzimi i saj, ju ftojmë të dëgjoni intervistën e saj në Radio Helsinki më datën 28.04.24 në orën 13:00 në frekuencat 92.6 MHz. Ndërkaq, për ata që jetojnë jashtë Grazit, mund të na ndiqni edhe në rrjetet sociale si Facebook dhe në internet në Radio Helsinki – Freies Radio Graz në linkun: www.helsinki.at/livestream. Moderuanë Rrezarta Demaj-Beci Fatos Kryeziu
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Culture Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: