Dita Botërore e poezisë & Dita e pranveres!

27.03.2024

 

Sot, në valët e Radio Helsinkit 92.6, në Radio Rinia, ndëgjo shqip diskutuam për ditën e pranverës, 21 Marsin. Pranvera një nga stinet më të bukura të vitit, ishte tema e diskutimit tonë . Po ashtu, folem edhe për Ditën Botërore të Poezisë, reflektuam mbi çfarë përfaqëson kjo ditë dhe kishim zgjedhur tre poezi për pranverën nga Migjeni, Lasgush Poradeci dhe Ismail Kadare.

Në këtë diskutim, nuk mund të mos përmendim edhe lulet shumngjyreshe të kësaj stine, kuptimin dhe domethenien e tyre, si dhe funksionin mjeksor të disa prej tyre dhe efektet që kanë ato tek njerëzit.

Në 22 Mars, ndahet nga jeta Jorgo Papingji, një mjeshtri i madh, poet dhe tekstshkruajtës i rreth 4000 teksteve. Tekstet e këngëve të tij janë pjesëmarrëse në festivalin e RTSH  shqiptare, duke përfaqësuar në Eurovision në vitin 2014 dhe duke fituar 4 çmime të para.

Për fundjavën, sugjeruam ndëgjuesve tanë se ku mund të kalojnë një fundjavë të mrekullueshme në bukuritë e mahnitshme si psh liqeni i komanit,vend i perkryer per nje pushim sportiv!

Moderuan:

Fatos Kryeziu

Rrezarta Beci-Demi

Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Literature Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
German
Teilen: