Arsim Gjergji: Një Zë i Fuqishëm për Komunitetin Shqiptar në Graz dhe Steiermark.

07.07.2024

Sot kishim nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë Arsim Gjergjin, një figurë të shquar në skenën politike dhe sociale të komunitetit shqiptar në Graz- Austri. Kryetar i Këshillit Koordinues për Shoqatat e Shqiptarëve në Landin e Steiermarkut (KKShSt) dhe asambleist në Kuvendin Komunal të Grazit, Arsimi ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit tonë.

Arsimi, i cili u zgjodh kryetar i KKShSt para disa muajve, mban një mandat dyvjeçar. Në një bashkëbisedim të ngrohtë dhe inspirues, ai ndau me ne sukseset e KKShSt-së dhe planet e tij ambicioze për të ardhmen. Me një vizion të qartë dhe strategji afatmesme, ai synon të realizojë shumë projekte që do të fuqizojnë dhe përmirësojnë jetën e shqiptarëve në Graz- Steiermark- Austri.

„Do të jem një zë i fuqishëm për të lartësuar interesat e komunitetit shqiptar në Landin e Steiermarkut dhe në gjithë Austrinë,“ deklaroi Arsimi gjatë bashkëbisedimit tonë. Përkushtimi i tij është evident në çdo hap që ndërmerr, dhe ambiciet e tij janë të një niveli të lartë, duke synuar një përfaqësim të denjë dhe të fortë për të gjithë ne.

Mos të harrojmë që Arsimi është edhe asambleist në komunën e Grazit nga partia SPÖ. Ai mban një rol aktiv në disa komisione të rëndësishme, duke përfshirë:

Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Banimi Graz Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Qendrat Shëndetësore Geriatrike (GGZ) Komisionin e Administratës për Ndërmarrjen Publike Shërbimi i Parkimit dhe Sigurisë së Grazit (GPS) Komisionin e Përgjithshëm të Apelit, përfshirë çështjet e të drejtës së punës dhe çështjet e KFA Komisionin për Shëndetësi dhe Kujdes, Çështje Sociale, Çështje të Moshuarve dhe Integrim Komisionin për Kulturë dhe Shkencë Komisionin për Çështje të Banimit Komisionin për Barazi Gjinore, Çështje të Grave, LGBTQI+ dhe të Drejtat e Njeriut Komisionin për Ekonomi dhe Turizëm Komisionin e Personelit të Këshillit Bashkiak (Përfaqësuesit e Punëdhënësve)

Angazhimi i tij në këto komisione tregon përkushtimin e tij të madh për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Grazit dhe më gjerë. Arsimi është një lider i vërtetë, një njeri i cili punon pa u lodhur për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë  qytetareve ne Graz.Kemi besim të plotë se me përkushtimin dhe vizionin e tij, Arsimi do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm dhe një përfaqësues i denjë për komunitetin tonë.Suksese të mëtejshme i dëshirojmë Arsim Gjergjit në rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët në Austri.

Moderuan:

Fatos Kryeziu & Anjeza Llubani

 

 

Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Culture Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: