Ansambli ‚Hyjnesha‘ – Trashëgimia Kulturore Shqiptare në Austri
Xhejlane Raça është një emër i njohur në vallëzim dhe kulturë. E lindur në Kosovë dhe e rritur në Austri, ajo u shkollua në gjuhën gjermane dhe shqipe, duke ruajtur me krenari traditat kulturore.Me rrënjë nga Prishtina dhe me vite në skenën e Grazit,
Që nga mosha 6-vjeçare, Xhejlane Raça nisi rrugëtimin e saj në vallëzim nën drejtimin e Profesor Dilaver Kryeziut. Me një pasion të trashëguar nga familja, ajo udhëhoqi grupin e valltarëve në Shoqatën „Rinia“ në Graz për 20 vite. Në vitin 2023, themeloi ansamblin e parë shqiptar në Austri, „Hyjnesha,“ i cili sot numëron mbi 70 valltarë.
Përkushtimi dhe puna e saj janë vlerësuar me mirënjohje të shumta. Si artiste, koreografe dhe nënë e dy fëmijëve, ajo vazhdon të inspirojë brezat e rinj, duke përfaqësuar kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare.
Në këtë intervistë të veçantë në Radio Helsinki, Xhejlane Raça rrefeu rrugëtimin e saj artistik, sfidat dhe sukseset në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Austri.