Adriatik Lapaj: Një Zë i Fuqishëm që i Tremb si Pozitën, ashtu edhe Opozitën!

08.09.2024 Adriatik Lapaj, një figurë në ngritje në politikën shqiptare, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët e Shqipërisë, ndërsa të dyja palët – si pozita, ashtu edhe opozita – i druhen ardhjes së tij në pushtet. Ai është një forcë e re dhe shpresëdhënëse që premton të sjellë ndryshime të thella dhe pozitive në vend. I ftuar në programin në gjuhën shqipe të Radio Helsinki, më 8 shtator 2024, Lapaj ndau vizionin e tij për një Shqipëri më të drejtë dhe demokratike. Me një diplomë në Drejtësi dhe përvojë mbi një dekadë si avokat në Tiranë, ai ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe duke luftuar për një sistem më të drejtë. Si themelues i lëvizjes „Shqipëria Bëhet“, e krijuar në vitin 2013, Lapaj ka qëllim promovimin e një demokracie reale, ku reformat e thella politike dhe shoqërore janë themeli i progresit. Kjo lëvizje synon të ndryshojë thellësisht strukturën e politikës shqiptare me disa reforma kyçe: Reformimi i sistemit zgjedhor, për të siguruar konkurrencën e ndershme me lista të hapura dhe kufizimin e mandateve qeverisëse. Ligji për referendumet, që fuqizon qytetarët duke u dhënë atyre mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje. Vota e emigrantëve, që siguron përfaqësim të drejtë për një pjesë të rëndësishme të popullatës shqiptare që jeton jashtë vendit. Depolitizimi i administratës zgjedhore, për të garantuar një sistem profesional, të pavarur nga influencat politike. Lapaj dhe lëvizja e tij organizojnë takime dhe debate me qytetarë dhe ekspertë në Shqipëri dhe në diasporë, duke promovuar një përfshirje të gjerë në procesin politik. Ai ka premtuar se lëvizja „Shqipëria Bëhet“ nuk do të qëndrojë në qendër për të përfituar politikisht, por do të veprojë si një platformë për qytetarët që të bëhen protagonistë në vendimmarrjet e vendit. Fitorja e tij do të sillte një epokë të re për Shqipërinë, ku drejtësia dhe përfaqësimi i qytetarëve do të jetë prioritet. Për më shumë, na ndiqni në Radio Helsinki në frekuencat 92.6 MHz. Moderator: Fatos Kryeziu,M.A Anjeza Llubani, Dott.Dott. Mag, Ph.D Student
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Politics Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanian
Teilen: